DO TË NA FALENDERONI/ Këto 4 truke bukurie mund t’i realizojnë në shtëpi edhe vajzat dembele - AlpeGossip
DO TË NA FALENDERONI/ Këto 4 truke bukurie mund t’i realizojnë në shtëpi edhe vajzat dembele

DO TË NA FALENDERONI/ Këto 4 truke bukurie mund t’i realizojnë në shtëpi edhe vajzat dembele

Vajzat shpesh janë të gatshme të shpenzojnë shumë para dhe të humbasin kohë duke u përpjekur të ruajnë bukurinë e tyre. Mirëpo, jo shumë vajza e dinë se për t’u dukur perfekte, nuk duhen thjesht materialet profesionale. Gjëja më e rëndësishme është të njihni disa sekrete efektive që shumë persona i kanë testuar.

Për ju mund të jenë zgjidhje të pazakonta, por të thjeshta:

Maska mjaltë+vaj kokosi për të trajtuar flokët e dëmtuara

Vaji kokosit e ka provuar tashmë efektivitetin e tij në kozmetikë. Përdoret në produkte trupi, fytyre, thonjsh, por vetitë e tij më të mira zbulohen kur ato përdoren në flokë. Në mënyrë që t’i bëni flokët tuaj më të buta, bëni një maskë duke përdorur vaj kokosi dhe mjaltë.

Vendosni 4 lugë vaj kokosi dhe shtoni më pas 2 lugë mjaltë dhe përzijeni. Vendoseni maskën në flokë të lagur dhe lëreni për 40 minuta. Më pas lani flokët normalisht me shampo. Përdoreni këtë përzierje rreth një herë në javë dhe rezultatet e mahnitshme do të vijnë.

Si të fshihni rrathët e errët?

Konturimi mund të aplikohet nga të gjitha vajzat, por kërkon kohë dhe praktikë. Çdo grua që nuk fle mjaftueshëm duhet të fshehë rrathët e syve.

Ajo që mund të përdorni është një buzëkuq në një ngjyrë që duket mirë. Fotoja e mëposhtme tregon se mund të funksionojë shkëlqyeshëm dhe kjo është një zgjidhje perfekte për një situatë emergjente.

Një ide interesante për sfungjerët

A keni gjithmonë një problem se ku ta vendosni sfungjerin tuaj të fondatinës kur shkoni në një udhëtim? Ekziston një zgjidhje: blini një vezë plastike të Pashkëve në një madhësi të mjaftueshme për sfungjerin.

Si të realizoni onde?

Në mënyrë që t’i bëni flokët me onde, duket t’i ndani në pjesë të trasha ose të holla (në varësi të efektit që dëshironi të arrini) dhe të vendosni piastrën mbi to. Nëse dëshironi që flokët tuaj të duken edhe më mirë, bëni 3 gërsheta dhe vendosni piastrën në secilën pjesë. Rezultatet mund t’i shihni në foto.