“Miss America” gati për revolucion: Fituesja e konkursit të bukurisë nuk do të zgjidhet për trupin më të mirë! – AlpeGossip
“Miss America” gati për revolucion: Fituesja e konkursit të bukurisë nuk do të zgjidhet për trupin më të mirë!

“Miss America” gati për revolucion: Fituesja e konkursit të bukurisë nuk do të zgjidhet për trupin më të mirë!

Nuk besojmë se keni lexuar lajm më të çuditshëm ditën e sotme se ky dhe me të drejtë. Menjëherë kur mendojmë një kompeticion bukurie, imazhi që kemi në kokë është: vajza të bukura, trupa perfekt, bikini, taka të larta dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse. Por, që prej këtij viti, nuk do të jetë më kështu, të paktën në SHBA.

Stafi krijues dhe menaxhues i “Miss America” ka vendosur të bëjë një revolucion. Ata janë shprehur se vajza që do të fitojë konkursin e bukurisë nuk do të jetë vajza me trupin më të mirë, sepse do ta heqin nga kriteret pamjen e jashtme, duke i vënë rëndësi zgjuarsisë, inteligjencës, talentit dhe konfidecës që vajzat do të kenë në skenë.

Gjithashtu, pasarela me bikini nuk do të jetë më pjesë e garës së “Miss America” duke i lënë vendin një pasarele ku vajzat pjesëmarrëse përpara një jurie të caktuar do tregojnë talented e tyre në fusha të tjera.

“Ka shumë vajza që duan të jenë pjesë e këtij konkursi por nuk e suportojnë dot ecjen në majë të takave të veshura me bikini. Në këtë mënyrë ato ndihen si vegla, lehtësisht të diskrimunueshme dhe aspak mirë për faktin që gjithë bota i vlerëson si manekine” – është shprehur një nga organizatorët e konkursit të bukurisë.

Tani mbetet vetëm të shohim nëse dhe vendet e tjera të botës do të vazhdojnë të njëjtën praktikë si “Miss America”