“Të FAMSHËM aksidentalisht”/ Njihuni me personazhet e showbizit shqiptar që erdhën nga hiçi (FOTO) – AlpeGossip
“Të FAMSHËM aksidentalisht”/ Njihuni me personazhet e showbizit shqiptar që erdhën nga hiçi (FOTO)

“Të FAMSHËM aksidentalisht”/ Njihuni me personazhet e showbizit shqiptar që erdhën nga hiçi (FOTO)

Bota e showbizit është sa e çuditshme dhe interesante, aty do të gjejmë disa të cilët quhen të famshëm ndërkohë që nuk kanë bërë asgjë për të qenë të tillë. Shpesh herë mund të ndodhi të pyesim dhe veten: “Po ky/kjo pse është VIP?”- Epo ja që ndodh.

Po e nisim me disa nga vajzat e showbizit. Sot janë shumë të përfolura, por si erdhën ato deri në fazën e të quajturit VIP e keni menduar ndonjëherë?

Trejsi Sejdini, bukuroshja nga Elbasani, e cila u bë e njohur pas një videoje ku shfaqej duke rrahur një djalë. Pikërisht pas kësaj, ajo filloi të kishte më shumë fansa në rrjete sociale, e më pas të ftohej në emisione. Aktualisht Trejsi është konkurente në “Miss Universe 2018”.

Alesia Bami, tashmë velina e emisionit Stop, është bërë gjithashtu e famshme kot. Në fillim Alesian e kemi parë te Ardit Gjebrea, si balerinë e emisionit “E diela shqiptare”, por ajo filloi të binte në sy pas fotove të publikuara nga një faqe demaskuese në Instagram ku shfaqej me ish të dashurin e saj në krevat, e më pas me biseda sesa e kishte pazarin për një natë. Gjëra këto të cilat janë mohuar nga modelja në një intervistë të dhënë tek Arian Çani.

“Zonë e Lirë”, që jepet çdo të premte është një emision argëtues ku ftohen personazhe nga më të ndryshëm. Pavarësisht personazheve të showbizzit, disa prej të ftuarve dhe fama e tyre më pas janë prodhim i Arian Çanit.

Jo vetëm vajzat më lart, ka dhe bukuroshe të tjera të ekranit të cilat janë ndër emrat më të lakuar të kohëve të fundit dhe gjithçka që ato bëjnë, me apo pa qëllim, kthehet në titull lajmi. Gugu, Xhesika Ndoj, Iva Aliko dhe Kallashi janë femra të cilat e kanë marrë vetë në dorë jetën e tyre dhe nuk e vrasin fare mendjen për paragjykimet e njerëzve të tjerë.

Sigurisht për shumë prej jush këto femra janë ku*va, plastike, imorale, të degjeneruara, të pista, drogaxhie etj etj… Në fakt ato nuk janë as më pak e as më shumë sesa modeli i tipik i asaj që shet në kohët e sotme. Ky mentalitet nuk po bën revolucion vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën.

Vazhdojmë me personazhe të tjerë!

Ata mund ti quajmë personazhe “made in Zonë e Lirë”. E kemi fjalën për Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën dhe Ardi Daullxhiun.

“Ujku i Cërrikut”, ai është një personazh tipik dhe “karizmatik”. Fama e tij e ka pikënisjen gjatë daljeve të tij në emisionin “Zonë e Lirë” ku sulmonte personazhe të tjera karizmatikë, si Lekë Plepi.

Lek Plepi është një ndër personazhet që shkakton të qeshura me veprimet qesharake, ndaj dhe një pjesë e mirë e njerëzve të stresuar nga përditshmëria, argëtohen me videot e tij.

Këngëtarja Linda Morina është një tjetër e “famshme” e cila pati një “bum” fame pas daljes tek Arian Çani, ku pas deklaratave të saj të cuditëshme ajo u mbajt mend gjatë. Linda vazhdon me tipin e saj t’ju kushtoj këngë personazheve të njohur.

Ardi Daullxhi, që konsiderohet ndryshe “i mjeri” më i famshëm në Shqipëri, është bërë i njohur nga daljet e shpeshta të Arjan Çanit në “Zonë e Lirë”, askush nuk e ka harruar se si kërkonte “nuse”. Më pas Ardi është rishfaqur me nusen e gjetur dhe me bëma të tjera të tij qesharake.

Përgatiti AlpeNews.al