NGA DËSHIRA PËR T’U BËRË BABA SËRISH TEK DOKUMENTARI PËR JETËN E TIJ/ Mozik ‘hap zemrën’ me ndjekësit – AlpeGossip
NGA DËSHIRA PËR T’U BËRË BABA SËRISH TEK DOKUMENTARI PËR JETËN E TIJ/ Mozik ‘hap zemrën’ me ndjekësit

NGA DËSHIRA PËR T’U BËRË BABA SËRISH TEK DOKUMENTARI PËR JETËN E TIJ/ Mozik ‘hap zemrën’ me ndjekësit

Gramoz Aliu ose ndryshe i njohur si Mozzik ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ku iu është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshme.

Kënga e fundit “Të dua” dedikuar vajzës së tij, Hanës, ku reperi shprehte dhimbjen e tij, shkaktoi një reagim të madh nga fansat e artistit të cilët ‘kryqëzuan’ ish- partneren e tij Loredanën që nuk e lë reperin ta shikojë më shpesh vajzën.

Një fans e ka pyetur Mozzik se përse është parë kohët e fundit shumë i ‘thyer’ (shpirtërisht), ndërsa reperi është përgjigjur shumë shkurtimisht: Po jetoj!

Në projektet e tij muzikore, këngëtari ka rrëfyer vështirësitë e mëdha që ka kaluar për të arritur suksesin që ka sot. Dikush e pyeti nëse prej tij do realizohet ndonjë dokumentar. Mesa duket Mozzik e paska në planet e tij dokumentarin dhe duket se do të ketë shumë për të treguar.

“I gjatë biles”- u përgjigj ai.

Dhe pse të ndarë, Mozzik dhe Loredana janë prindër të një vajze. Shpesh herë reperja e ka shprehur dëshirën e madhe për t’i bërë një motër ose një vëlla Hënës, mirëpo duket se këtë dëshirë e ka dhe artisti.

“A e mendon prapë veten të bëhesh baba?”– e pyeti ndjekësi. “Po more”- u përgjigj Mozzik.

Për sa i përket qëllimeve në jetën e tij, Mozzik duket se i ka shumë të qarta. Artisti duket se përveç fëmijëve të tij dëshiron që dhe nipërit apo mbesat të kenë një jetë të mirë.

“Të rehatoj nipat e nipave dhe mbesat e mbesave”– tregoi ai.