Pas fotove seksi në “Playboy”, mbesa Nishanit nis karrierën si aktore në Itali (FOTO) – AlpeGossip
Pas fotove seksi në “Playboy”, mbesa Nishanit nis karrierën si aktore në Itali (FOTO)

Pas fotove seksi në “Playboy”, mbesa Nishanit nis karrierën si aktore në Itali (FOTO)

Është padyshim një nga vajzat më të komentuara të mediave rozë dhe jo vetëm për shkak të lidhjes së saj të gjakut me ish-Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani. Beniada Nishani, një nga modelet shqiptare mjaft të njohura në Itali, pak ditë më parë u komentua nga mediat e “Sport Mediaset”, pasi pozoi topless në mbështetje të skuadrës së saj të zemrës, Juventusit.

26-vjeçarja nga Durrësi, së fundi, po bën realitet ëndrrën e saj, të jetë aktore protagoniste në një film të ri të kinemasë, xhirimet e të cilit kanë përfunduar. Për Beniadën, ky është një film shumë i rëndësishëm, që do të shfaqet në kinema shumë shpejt.

Vetë Beniada ka zbuluar një nga skenat e filmit, ku shfaqet topless me të brendshme, brenda një dhome gjumi. Kjo skenë zbulon faktin që ajo do të realizojë skena erotike, për të cilat nuk ka asnjë tabu apo kompleks t’i realizojë. Kjo eksperiencë e re në kinema vjen pas projektit me revistën “Play boy”, për të cilën realizoi një set fotosh topless.

Si aktore e ardhshme,”Sex and the city” është filmi i saj i preferuar dhe se me cilën nga protagonistet ngjason më shumë, ajo i është përgjigjur kështu: “Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni! Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është padyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo. E meqë do të hyj në këtë botë të bukur të kinemasë, nuk është çudi që rrugët t’i shkëmbehen me aktorë me famë botërore.

Aktori më i bukur në botë për sytë e saj? “Aktori më i bukur, Brad Pitt do të mbetet gjithmonë për mua. Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por kurrë mos thuaj kurrë!”, shprehet ajo. Kështu, Beniada Nishani (Jakic) nga imazhi i ri në showbizin italian, po tërheq vëmendjen jo vetëm si modele, showgirl e tifoze e çmendur e Juventusit, por edhe si aktore. E lindur në Durrës ajo bëri përshtypje për herë të parë me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua, më së shumti, si mbesa tepër e bukur e Presidentit Bujar Nishani. Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinema. E komentuar për bukurinë origjinale dhe këmbët e gjata, italianët janë kureshtarë të shohin talentin e saj si aktore në filmin e rëndësishëm, për të cilin ende nuk ka dhënë detaje.