MË E LUMTUR PARA APO PAS “BB-VIP”? Beniada Nishani habit me përgjigjen, zbulon se cilën do të zgjidhte mes familjes dhe karrierës – AlpeGossip
MË E LUMTUR PARA APO PAS “BB-VIP”? Beniada Nishani habit me përgjigjen, zbulon se cilën do të zgjidhte mes familjes dhe karrierës

MË E LUMTUR PARA APO PAS “BB-VIP”? Beniada Nishani habit me përgjigjen, zbulon se cilën do të zgjidhte mes familjes dhe karrierës

Beniada Nishani është një ndër ish-banoret më të komentuara të këtij formati të “Big Brother Vip.” Ajo mori vëmendje të madhe jo vetëm për pamjen apo karrierën e saj, por edhe për momentet gazmore që ka shkaktuar në shtëpi.

Së fundmi ajo realizoi një bisedë me ndjekësit në Instagram, ku iu përgjigj dy pyetjeve që ata i kishin drejtuar. Sigurisht nuk mungoi një pyetje në lidhje me eksperiencën e saj në BBV, ku një nga fansat e saj e pyeti nëse ishte më e lumtur para apo pas Big Brother-it.

“Mendoj se lumturia është diçka që kemi brenda vetes tonë, sigurisht puna dhe shumë faktorë ndikojnë. Por, kam qenë shumë e lumtur përpara edhe jam shumë e lumtur edhe tani.”- u përgjigj modelja.

Një tjetër ndjekës e pyeti Nishanin në lidhje me karrierën dhe familjen e saj, ose më saktë i tha se kë do të zgjidhte mes të dyjave.

Beniada nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në jetën e saj familja është më e rëndësishme pasi e ka suportuar gjithmonë.

Pyetje: Çfarë është më e rëndësishme në jetën tënde familja apo karriera? Kë do zgjidhje?

“Atëherë në jetën time sigurisht është më e rëndësishme është familja ime. Sepse familja ime është ajo që më ka suportuar gjithmonë, është ajo që edhe kur kam pasur ditë të vështira në punë më ka qenë gjithmonë afër. Zgjedh gjithmonë familje sepse edhe karriera shkon e vjen. Prindërit tonë, shoqëria jonë janë ata njerëz që na suportojnë gjithmonë. Mua s’më intereson karriea, s’më intereson puna nëse nuk e kam afër mamin.”- u shpreh Beniada.

Beniada ka treguar se me të ëmën ka raporte shumë të mira dhe se ajo është mbështetja e saj më e madhe. Sa i përket punës, Nishani tashmë ka nisur karrierën si moderatore në vendin tonë.