ME RASTIN E DITËLINDJES SË TIJ/ Fifi prezanton për herë të parë vëllain (FOTO) – AlpeGossip
ME RASTIN E DITËLINDJES SË TIJ/ Fifi prezanton për herë të parë vëllain (FOTO)

ME RASTIN E DITËLINDJES SË TIJ/ Fifi prezanton për herë të parë vëllain (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi, është shumë aktive në rrjete sociale. Ditën e sotme përmes një postimi ka treguar se vëllai i saj, Muhamed Raçi, feston ditëlindjen dhe këngëtarja e ka uruar publikisht.

Ajo ka shpërndarë në profilin e saj të Instagramit një foto krah tij, duke e prezantuar me fansat. Krahas fotos Fifi e ka uruar të vëllain me fjalët më të ëmbla. “Është ditëlindja jote e 18-ë vëlla por prapë do mbetesh ai bebi i vogël, të cilin e kam mbajtur në krahë kur e kam parë për herë të parë. Të dua! Kurrë mos e harro që për ty e jap jetën”, shkruan ajo.