3 DITË NGA NISJA E BBV/ Meri dhe Juli kryesojnë listën si më të ndjekurit, si renditen të tjerët – AlpeGossip
3 DITË NGA NISJA E BBV/ Meri dhe Juli kryesojnë listën si më të ndjekurit, si renditen të tjerët

3 DITË NGA NISJA E BBV/ Meri dhe Juli kryesojnë listën si më të ndjekurit, si renditen të tjerët

Shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” u rikthye të shtunën me sezonin e saj tretë, ndërsa 18 banorët e parë që iu bashkuan formatit janë bërë tashmë kryefjala e rrjeteve sociale.

Megjithëse vetëm 3 ditë që nga hyrja në Big Brother, banorët kanë nxituar të afirmojnë pozicionin e tyre në Shtëpi, duke nisur nga debatet, intrigat dhe aleancat. Por sa të dashur janë ata për publikun?

Një studim përmes Metodologjisë së Terra synon të hedhë dritë mbi dinamikat e ndërveprimit të përdoruesve në profilin e Instagramit të “Big Brother Albania”, me qëllim zbulimin e nivelit të popullaritetit të secilit banor dhe identifikimin e modeleve ku angazhohet audienca në përmbajtjen e ofruar.

Përmes një metodologjie inovative, Terra ka analizuar numrin dhe natyrën e “reactions” të përdoruesve ndaj postimeve të ndryshme, me një fokus të veçantë në mënyrën sesi reagimet ndahen mes banorëve të shtëpisë kur përmenden në të njëjtin postim.

Sipas matësit, banori që ka marrë më shumë “reactions” ka qenë Meri, e ndjekur nga Juli, Romeo, Roza, Ilnisa, Ledjona, Meritoni dhe për të vijuar tek ata ndaj të cilëve ka më pak reagim si Elvisi, Ervini dhe Gabriele.

Burimi: Top Channel