Roberto Cavalli është një nga stilistët më të mëdhenj në botë. Edhe pse është 78 vjeç, imazhi dhe emri që ka krijuar nuk venitet kurrë. Si duket Roberto tashmë njeh dhe pëlqen edhe vajzat shqiptare të cilat kanë sukses në botën e medias dhe showbiz-it.
Ai në instagramin e tij ndjek moderatoren e njohur të IN Tv, Sara Gjordeni. Edhe pse e re në fushën e moderimit, Sara nuk është një emër i padëgjuar në showbiz, kjo pasi mban kurorën e Miss Globe Albania 2014. Rrugëtimi i saj në Azerbaijan pati mjaft sukses duke bërë të mundur edhe të krijojë kontakte me emra të njohur në fushën e modës.
Një ndër këta persona të rëndësishëm ishte edhe Roberto Cavalli, me të cilin moderatorja ra në kontakt personalisht me të dhe me asitenten e tij për një kontratë modelingu, por kjo gjë nuk u bë e mbundur dhe Sara tregon për intv.al se arsyeja ishte kjo:
“Kam folur me Roberto Cavallin kur mora pjesë në Miss Globe 2014 në Azerbaijan. Arsyeja ishte për të bërë një fushatë parfumi dhe posterat do vendoseshin në Jug të Italisë, por kjo gjë nuk u bë dot e mundur, pasi nuk arrita te shkoj sepse pas dy ditësh ishte finalja e Miss Globe. Por kemi ruajtur kontaktin dhe ai më ka thënë se kur të ndodhem në Milano të kontaktoj me asistenten e tij ose atë vetë për të realizuar ndonjë bashkëpunim.”
Por pak më parë Sara dhe Roberto bënë një bisedë në Instagram dhe shkëmbyen edhe batuta ku Cavalli i thotë të tregojë kujdes meqënëse ndodhet në makinë edhe pse nuk ishte Sara ishte ajo që i jepte makinës. Ndërkohë që flisnin nga 132 persona online, Sara tregon se ndjekësit ju shtuan shumë dhe nga vende të ndryshme të botës, por shihni bisedën e moderatores dhe stilistit në videon mëposhtë.