RRËFEN NGA JETA E SAJ PRIVATE/ Moderatorja shqiptare paguan qindra euro detektivin për të kapur mat të dashurin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
RRËFEN NGA JETA E SAJ PRIVATE/ Moderatorja shqiptare paguan qindra euro detektivin për të kapur mat të dashurin (FOTO+VIDEO)

RRËFEN NGA JETA E SAJ PRIVATE/ Moderatorja shqiptare paguan qindra euro detektivin për të kapur mat të dashurin (FOTO+VIDEO)

Moderatorja e njohur Ester Byluku ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn. Ajo ka rrëfyer të reja rreth jetës private dhe ka folur rreth skenave të xhelozisë.

Esteri ka treguar se dikur bëhej shumë xheloze për ish-partnerin dhe madje kishte punësuar një detektiv për ta ndjekur. Detektivin e kishte paguar disa qindra euro për t’i siguruar foto dhe video nga clubi ku ndodhej ai.

“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde.

I thash unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse në botë. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashe këtu ka diçka që nuk shkon. S’ka dashur që unë të shkoj me te. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër.

Punësoj detektiv privat vetëm për një ditë dhe thashe do e kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. I thashë dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse se unë atë doja. Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm. Ka qenë shumë zhgënjim”, ka treguar moderatorja.