E PËRLOTUR/ Selena Gomez rrëfen vështirësitë e jetës së saj: Mirënjohëse që jam gjallë – AlpeGossip
E PËRLOTUR/ Selena Gomez rrëfen vështirësitë e jetës së saj: Mirënjohëse që jam gjallë

E PËRLOTUR/ Selena Gomez rrëfen vështirësitë e jetës së saj: Mirënjohëse që jam gjallë

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Selena Gomez, ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një pjesë të vogël nga dokumentari i saj, ku rrëfen momente nga jeta e saj.

Gomez ka folur shumë edhe me problemet shëndetësore, ku e përlotur ka thënë:

“Kam punuar gjithë jetën time që e vogël dhe nuk dua të jem super e famshme. Por, e di që nëse tashmë jam këtu, duhet ta përdor për të mirën time”.

Por jo vetëm kaq pasi 30-vjeçarja është ndalur edhe te lupusi me të cilën po lufton prej vitesh ashtu sikurse dhe me ankthin,

“Vetëm bëhu kjo që je, Selena. Askujt nuk i intereson se çfarë bën ti. Ka të bëjë me atë se kush jam unë. Se jam mirë ku jam. Jam mirënjohëse sepse jam gjallë…”, ka thënë Selena.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, këngëtarja dhe aktorja e njohur zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë – dhe ajo është përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.