Aq fiksim i ka ngelur Parashqevia Pirros sa e tregon historinë në çdo emision! – AlpeGossip
Aq fiksim i ka ngelur Parashqevia Pirros sa e tregon historinë në çdo emision!

Aq fiksim i ka ngelur Parashqevia Pirros sa e tregon historinë në çdo emision!

Në fakt, bëhet fjalë për një fiksim profesional. Ai një kompozitor i ri, që e kishte ëndërr që ajo të këndonte këngën e tij, dhe ajo këngëtarja më e kërkuar dhe më e pëlqyer e viteve ’80. Por edhe nëse fiksimi i Pirro Çakos për Parashqevi Simakun do kishte qenë tej profesionalit, prapë e kuptueshme do ishte, sepse ajo ishte edhe shumë e bukur. Por meqë ne e dimë se historia e Pirros dhe Inva Mulës është shumë e hershme, nuk po u hyjmë atyre teorive. Pra, edhe sot, i ftuar tek Rudina, Pirro Çako rrëfeu sërish historinë me Parashqevinë, që ishte kthyer në fiksimin e kompozitorit të ri e të padëgjuar (Pirro
nuk e pat shfrytëzuar mbiemrin e familjes), që nuk dinte se si t’i propozonte një bashkëpunim, pra që ajo të këndonte këngën e tij..

Për ata që vitet ’80 i kanë vetëm me të dëgjuar, mos të çuditen hiç që një këngëtare aq e njohur, që këndonte në festivale e tonte çmime, jetonte në konvikt. Ka qenë një tjetër Tiranë e një tjetër histori, që nuk ka pse të na ngatërrojë fillin e historisë së Pirros, që qëlloi djalë me fat dhe u desh që ai dhe ajo të ndodheshin në vendin e duhur e në kohën e duhur, që edhe ne të kishim fatin të shijonim këngën “E duam lumturinë”, që fitoi çmimin e parë. “U kombinuan shumë gjëra. Aq sa unë nuk e besova që u gjenda në një piano në teatrin e Qytetit Studenti. Aty ia tregova këngën dhe u bë”, tregon Pirroja
historinë e këngës dhe bashkëpunimit me Parashqevi Simakun, për të cilën ka treguar në një tjetër emision se ishte e vetmja që ia shqiptonte emrin me “rr” të fortë. Sikur të mos ishin gjendur në atë mjedis artistik ku u ngjiz edhe kënga, me siguri që pritjet e tij tek dera e konviktit, Parashqevia do t’i kishte ngatërruar me një ksim aspak profesional, të cilët këngëtarja e bukur duhet t’i ketë pasur me shumicë.