“UNË ISHA NË DIJENI QË BARDHI…”/ Sara bën një tjetër deklaratë të papritur – AlpeGossip
“UNË ISHA NË DIJENI QË BARDHI…”/ Sara bën një tjetër deklaratë të papritur

“UNË ISHA NË DIJENI QË BARDHI…”/ Sara bën një tjetër deklaratë të papritur

E ftuar sot në “Big Brother Fan Club” ishte Sara Gjordeni e cila sqaroi situatën e djeshme pas largimit të Bardhit nga BBV3. Në Prime-in e djeshëm ajo hodhi aludime se dalja ishte e planifikuar nga menaxheri i tij.

Sara: Shumë njerëz thonë që dje u nxitova, fola në mënyrën e gabuar. Unë isha në dijeni që Bardhi do ta linte shtëpinë. Mendoj që nga stafi i tij mund të kishte pasur menaxhim më të mirë të situatës.

Enxhi Nasufi: A ka ndonjë konflikt mes teje dhe menaxherit të Bardhit?

Sara: Përveç Bardhit dhe familjes së tij, nuk më intereson çfarë mendon një palë e tretë. Unë me Jetmirin (menaxherin) kam pasur një marrëdhënie shumë neutrale, kam kontaktuar vetëm për punë.

Ina Kollçaku: Unë e thashë do më kishte pëlqyer të mos kishe reaguar. Daljen duhej ta lije të ndodhte. Personi i parë që hodhi hijen e dyshimit ishe ti.

Sara: Në asnjë moment nuk ka pasur dyshim për situatën e nënës së tij. Mua më intereson se si ndihet Bardhi. Ai ka pasur dëshirë shumë të madhe për të qenë në Big Brother.

Ronaldo: Bardhi është një djalë i papjekur dhe pa eksperienca që nuk të mbrojti kurrë dhe u bë shkaktar për daljen tënde. Bardhi nuk është aq naiv sa duket dhe e bëjnë. Në këtë histori Sara unë jam me ty, sepse ndër të paktët banorë aty ti ishe reale. Ai mund të të lërë nëse i thotë menaxheri ose vëllai.

Sara: Nuk më pëlqen që ofendon partnerin tim. Edhe nëse më lë është problemi im edhe është jo korrekte të aludosh ndarjen. Bardhi ka ndaluar sepse e kam ndaluar unë. Sepse unë i kam thënë në qoftë se unë dal, ti nuk do të dalësh nga kjo shtëpi.