Edhe Ermal Mamaqi, edhe Arian Çani janë të dy prindër me dy fëmijë, djalë dhe vajzë. Ariani i ka pak më të rritur fëmijët e tij sesa Ermali i cili ka djalin 4 vjeç, Joelin dhe vajzën vetëm 2-muajshe, Sian.
Gjatë emisionit të sotëm, teksa pyeste Arianin për fëmijët e tij, Ermali tregoi pak më shumë për Sian ndërsa Ariani i tha se vajzën do ta ketë për vete sepse ato i duan shumë baballarët.
“Mua më duket akoma si lodër vajza. Ajo rri, sheh, nuk njeh, akoma s’i ka bërë 2 muaj”, u shpreh Ermali për vajzën Sia.
“Vajzat ta shprehin dashurinë, nuk janë si djemtë, vajzat janë ledhatare, të vjen të përqafon. Vajzat e duan shumë babain derisa vjen një burrë tjetër në jetë që i merr”, u shpreh Ariani.