“ZEMRA IME ËSHTË…”/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë me vajzën dhe i dedikon fjalë të ngrohta – AlpeGossip
“ZEMRA IME ËSHTË…”/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë me vajzën dhe i dedikon fjalë të ngrohta

“ZEMRA IME ËSHTË…”/ Sara Hoxha poston FOTON e veçantë me vajzën dhe i dedikon fjalë të ngrohta

Mos e besoni po deshët por ka kaluar një muaj që kur Poem Blu, vajza e Ledrit dhe Sarës erdhi në jetë. Çifti nuk ka hezituar dhe ka ndarë portretin e saj me gjithë fansat vetëm pak ditë pas lindjes dhe këto javë duket sikur kanë kaluar shumë shpejt.

E imagjinoni pak si i është dukur vetë dy prindërve të rinj ky muaj. Si një ditë. Ishte Sara ajo që nuk ka ngurruar të bëjë një urim publik për të voglën e saj një muaj pas ardhjes së saj në jetë.

Sara ka ndarë disa foto shumë të veçanta në Instagram ku shihet krah Poem, e cila mban një mini-laptop në dorë. Poema e vogël shihet duke fjetur gjumë dhe duket si një engjëll i vërtetë.

Si kaloi kaq shpejt një muaj? Zemra ime është aq e mbushur nga ti sa nuk mundem as ta quaj timen!”-ka shkruar krah fotove Sara.

Disa javë para se të vinte në jetë Poem Blu, mami Sara dhe babi Ledri u zhvendosën në Gjermani për të mirëpritur në jetën vajzën e tyre të parë. Për ata që nuk e dinë, familja e Sarës jeton në Gjermani dhe po ashtu edhe ajo ka jetuar dikur aty.

Kështu, të gjithë po pyesnim nëse ata do jetojnë atje përgjithmon apo do kthehen në Kosovë? Këtë përgjigje ende nuk e kemi marrë, por prej ditësh Ledri ndodhet në Kosovë. Dhe me sa kemi kuptuar ndodhet pa Sarën dhe Poemën.