PAVARËSISHT KRITIKAVE TË SHUMTA/ Ronela Hajati: Mendoj se duhet të shkoj sërish në “Eurovision” – AlpeGossip
PAVARËSISHT KRITIKAVE TË SHUMTA/ Ronela Hajati: Mendoj se duhet të shkoj sërish në “Eurovision”

PAVARËSISHT KRITIKAVE TË SHUMTA/ Ronela Hajati: Mendoj se duhet të shkoj sërish në “Eurovision”

Edhe pse mori mjaft kritika dhe komente negative për pjesëmarrjen e saj në “Eurovision”, Ronela Hajati duket se është e gatshme që ta përfaqësojë sërish Shqipërinë në eventin e rëndësishëm muzikor.

Të paktën kështu është shprehur këngëtarja e njohur përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, teksa ka ndarë disa fotografi nga koncerti i fundit që ka mbajtur në Londër.

“Eurovizioni ka qenë një nga eksperiencat më të bukura në jetën time, ndonjëherë mendoj se duhet ta bëj përsëri”, shkruan këngëtarja.

Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e shumtë disa momente teksa performon në skenë ndërsa në disa video të tjera shihet teksa bën fotografi dhe jep autografe për fansat e saj.

Çfarë mendon Young Zerka për perforancën e ish-të dashurës në “Eurovision”: Të presësh damarët…
Kujtojmë se performanca e Hajatit në skenën e madhe të “Eurovision” mori kritika të shumta, e shkak u bë edhe veshja e saj ekstravagante.

Por kishte edhe nga ata që i dilnin në mbrojtje, e madje komentuan veshjen e përfaqësueses së Spanjës, Chanel, e cila edhe ajo pati një veshje mjaft të ‘guximshme’ dhe provokuese.

Chanel përfaqësoi Spanjën me këngën latine ‘slowmo’, ndërsa ajo u shfaq në skenë me një veshje provokuese, të ngjashme me atë të Ronelës, dhe në këtë rast organizatorët e festivalit muzikor nuk reaguan, ashtu siç bënë për këngëtaren shqiptare.