Vetëm nëntë muaj pas dasmës, i ati i Orindës ka ankesa për Turjanin… – AlpeGossip
Vetëm nëntë muaj pas dasmës, i ati i Orindës ka ankesa për Turjanin…

Vetëm nëntë muaj pas dasmës, i ati i Orindës ka ankesa për Turjanin…

Më 27 korrik 2017, Turi dhe Orinda u betuan përpara zotit për dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.

Pas shtatë vitesh bashkëjetese, pak muaj përpara dasmës, Orinda dhe Turi u zhvendosën në strofën e tyre të dashurisë, në shtëpine e re.

Por si i kanë ndarë detyrat e shtëpisë çifti Hysko? E ftuar në rubrikën “Kush vjen për drekë” në emisionin “ E diela shqiptare”, Orinda rrëfen se e zonja e shtëpisë është ajo vetë. Ndërsa Turi, nuk është aq i dhënë pas punëve të shtëpisë.

 

Në shtëpinë e Orindës, të ftuar për drekë ishin dy gazetaret Eni Vasili dhe Iva Tiço, së bashku me dietologen Blerina Bombaj. Madje Orinda zbuloi se i ati e kishte pyetur: “Po si ia bën me shtëpinë, lodhesh me punët? Po Turjani nuk të ndihmon?” “Jo, babi, Turjani nuk është shumë i dhënë me këtë pjesë, ti e di” – ia përgjigjt ajo pa e fshehur ‘ankesën’ për bashkëshortin: “Shumë keq të keqen babi, duhet me e ndryshu këtë gjë”, – këmbengulte i ati nga keqardhja për të bijën.

Por edhe përse Orinda ‘ankohet’, moderatorja e emisionit “Cover” sqaron se  ka pranuar këtë fakt. Në emision, Orinda zbuloi se e dashuron gatimin, madje u dashuruam edhe ne me recetat e saj të veçanta.