“U fusja gishtin në vaginë”/ Doktori trondit rrjetin, tregon si abuzoi me 163 vajza të mitura – AlpeGossip
“U fusja gishtin në vaginë”/ Doktori trondit rrjetin, tregon si abuzoi me 163 vajza të mitura

“U fusja gishtin në vaginë”/ Doktori trondit rrjetin, tregon si abuzoi me 163 vajza të mitura

Një prej doktorëve më të njohur në SHBA për gjimnastikën po trondit të gjithë rrjetin. Ai akuzohet për abuzimin seksual të 163 vajzave të mitura në Miçigan.
Larry Nassar ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzat e mitura duke përdorur profesionin e tij të mjekut.

Ai gjithashtu ka pranuar në gjykatë se vendoste gishtin e tij në vaginën e pacienteve për më shumë se 20 vite me rradhë, duke përfshirë vajzat nën moshën 13 vjeçare.

Këto ditë në Gjykatën e Miçiganit po zhvillohen seancat e gjykimit të doktorit. Të gjitha vajzat që janë abuzuar kanë dalë para tij dhe kanë rrëfyer se si Nassar ka abuzuar seksualisht me to.

Njëra prej tyre, 15-vjeçarja Mattie Larson tha:

Urrejtja ime ndaj jush është e pakontrollueshme”.
Ky është një prej skandaleve më masive të abuzimit seksual ku deri më tani më shumë se 150 viktima të doktor Nassar kanë dëshmuar orët tronditëse që kanë kaluar nga sulmi i tij. Po ashtu, ato kanë zbuluar se si Nassar i ka manipuluar ato dhe se si abuzimi i tij ndryshoi jetën e tyre.

Mattie Larson tha:

Unë nuk jam vajza e vogël që kam qenë. Tani kam një zë dhe dua të dëgjoj.”
Pas kësaj, gjykatësi i qarkut Rosemarie Aquilina pritet të shpallë dënimin e Nassar. Ai mund të përballet me 40 deri në 125 vjet burg pasi u deklarua fajtor për shtatë akuza për sjellje seksuale kriminale në Ingham County, Michigan.