ME NJË TEST MJAFT TË THJESHTË/ Zbuloni nëse do të jetoni gjatë apo jo – AlpeGossip
ME NJË TEST MJAFT TË THJESHTË/ Zbuloni nëse do të jetoni gjatë apo jo

ME NJË TEST MJAFT TË THJESHTË/ Zbuloni nëse do të jetoni gjatë apo jo

Të jetuarit duke ndjekur një dietë të shëndetshme dhe duke bërë aktivitet fizik është thelbi i një jete të gjatë. Por edhe lëvizjet e thjeshta mund të tregojnë shumë për jetëgjatësinë tuaj.

“European Society of Cardiology” ka ndërtuar së fundmi një test të thjeshtë për të zbuluar shanset që ka një person për të jetuar.

Doktorët analizuan parametrat bazë të 12.000 pjesëmarrësve që janë diagnostikuar me sëmundje specifike të zemrës dhe organeve jetësore duke matur perfomancën e tyre me një ekokardiogram.

Personat që mund të vraponin në një makinë ecjeje kanë shanse më të mëdha për të jetuar më gjatë. Sipas mjekëve, sa më i ulët të jetë niveli i energjisë dhe sa më pak të qëndrosh në makineri, aq më shumë ulen shanset për të jetuar gjatë. Ky studim lidhet me problemet kardiovaskulare që kanë persona të caktuar dhe që shpesh vënë në diskutim jetëgjatësinë e tyre.