Fatmir Hysenbelliu për President? Përgjigja e tij na habiti të gjithëve: Pse jo, unë dua... - AlpeGossip
Fatmir Hysenbelliu për President? Përgjigja e tij na habiti të gjithëve: Pse jo, unë dua…

Fatmir Hysenbelliu për President? Përgjigja e tij na habiti të gjithëve: Pse jo, unë dua…

Fatmir Hysenbelliu ose siç e njohin ndryshe Oni është i njohur për jetën e tij luksoze dhe udhëtimet e shpeshta të cilat i poston në Instagramin e tij ku ka mijëra ndjekës. Ai gjithmonë ka qenë i rezervuar për jetën e tij private dhe në intervista të ndryshme nuk ka folur asnjëherë për një lidhje dashurie përveç se dedikimit në punë dhe në biznes.

I ftuar mbrëmë në emisionin sportiv dedikur Botërorit, “Top Arena” në Top Channel ai është vënë përballë disa pyetjeve në “këndin e së vërtetës” . Fatmiri ka treguar se nuk e mban mend dhuratën më të mirë që i ka bërë vetes, e as sa para shpenzon në ditë sepse varet nga situatat dhe vendet ku ai ndodhet. Por një gjë Oni e ka shumë të sigurt dhe këtë e mban edhe si ambicie të tijën dëshira që një ditë të bëhet President. I pyetur në lidhje me këtë ai u përgjigj:

“Pse jo? Që të bëhesh president, për mua nuk do të thotë të jesh pjesë e politikës. Sot, mund të lindësh nga sporti apo çdo fushë e të bëhesh president. S’është e thënë që ai që duhet të bëhet president, të jetë patjetër pjesë e politikës”.

Një President sipas Onit, duhet ta dojë vendin e tij më shumë se shtëpinë e vet dhe ai e ka diçka të tillë sepse tha që: “ Për dashurinë e këtij vendi unë jam i gatshëm të lë gjithçka”

Pra siç duket e mësuam edhe një kandidat për president në të ardhmen dhe në fakt Oni ka të drejtë kur shprehet se jo çdo gjë duhet të ketë lidhje me politikën sepse shumë president në botë e kanë nisur nga të qënurit biznesmen dhe shëmbulli më konkret është ai i Presidentit të SHBA-ve Donald trump.