Endri Stefi u nxjerr të palarat kolegëve: Këngët me 10 mln klikime janë false, i blejnë me… – AlpeGossip
Endri Stefi u nxjerr të palarat kolegëve: Këngët me 10 mln klikime janë false, i blejnë me…

Endri Stefi u nxjerr të palarat kolegëve: Këngët me 10 mln klikime janë false, i blejnë me…

99% e këngëve që kanë mbi 10 milionë klikime janë të blera. Kështu është shprehur këngëtari Endri Prifti, i ftuar në emisionin “Ditë e re” në “Ora News”, ku ka rrëfyer disa të vërteta të hidhura në tregund muzikor shqiptar.

“Klikimet e shumë këngëtarëve në Shqipëri janë të gjitha fallco. Nuk ka mundësi. Shiko Michael Jackson apo këngëtarë më të mëdhenj të botës kanë nga 20 milionë klikime që i dëgjon mbarë bota. Këtu del një këngë dhe për tre ditë shkon 10 milionë. Ku janë këta 10 milionë? Thjesht blihen me para. Janë fallco të gjitha. 99% e këngëve që kalojnë 10 milionë klikme janë fallco”.

I ftuar bashkë me vëllanë Stefi, Endri u shpreh se klikimet në këngët e tyre janë të vërteta dhe se nuk ndihen aspak xhelozë për kolegët.

“Jo nuk jemi xhelozë. Ne dhe ato klikime që kemi, i kemi të vërteta.”

Ndërsa Stefi tregoi se po përgatiten për nxjerrjen e një albumi të ri dhe se do të sjellin disa ‘xhevahire’.

“Ne kemi dhe xhevahire që nuk i kemi nxjerrë akoma. Ne po punojmë për të nxjerrë një album me 11-12 këngë të reja. Kënga që do të dalë tani është një bashkëpunim i Gjergj Lekës dhe Ahmeta Brozi, që është shumë e talentuar. Është këngë lozonjare, tip latine. Kemi mbi 3 vite që ka filluar ideja e këtij bashkëpunimi. Nuk është një këngë por disa këngë të këtyre dy autorëve.”