ÇFARË NDODHI? Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e…

ÇFARË NDODHI? Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u mbajt “Cabaret Night”, e cila u mbyll me një performancë të Valbona Memës dhe Kristit.

Pas përfundimit të “Cabaret Night”, Kristi, i cili ishte i veshur me veshje popullore, i kërkoi Olta Gixharit që ta ndihmonte për të hequr këmishën.

Aktorja e njohur e ndihmoi atë, por më vonë Kristi e akuzoi se e ka gërvishtur. Sipas Oltës, Kristi e shiti këtë situatë sikur e ka bërë kastile.

Nga ana tjetër, i shprehet se e di që e bëri pa dashje dhe në fakt është Olta që po e shet ndryshe këtë ngjarje.

Pjesë nga intervista:

Kristu: Ti ishe aty dhe të thashë ma hiq këmishën të lutem, se unë nuk e heq dot

Olta: Po dhe unë të ndihmova

Kristi: Duke e hequr më gërvishte, ça problemi ka?

Olta: Ti pse më akuzove pastaj se të gërvishta

Kristi: Po se ti duke e tërhequr shumë më gërvishte

Olta: Po, por nuk e shite kështu. E shite sikur e bëra për kastile dhe fshehurazi. E kjo nuk më pëlqeu fare

Kristi: Ashtu e kuptove ti

Olta: Më vë në pozitë shumë të vështirë