“DEA KA SHFRYTËZUAR AMOSIN…”/ Luizi analizon lojën e banoreve në nominim: Tea duhet të dalë… – AlpeGossip
“DEA KA SHFRYTËZUAR AMOSIN…”/ Luizi analizon lojën e banoreve në nominim: Tea duhet të dalë…

“DEA KA SHFRYTËZUAR AMOSIN…”/ Luizi analizon lojën e banoreve në nominim: Tea duhet të dalë…

Mëngjesin e sotëm, Luiz Ejlli ka dhënë mendimin e tij në lidhje me tre banoret që janë në nominim, Olta Gixharin, Tea Trifonin dhe Dea Mishel.

Sipas tij, Tea duhet të dalë se ka thënë vetë se nuk do me luajtur. Më pas ai shtoi se Dea duhet të dalë se ka shfrytëzuar Amosin dhe për Oltën tha se nuk ka lënë gjë pa bërë.

“Pse duhet me dalë Tea? Tea duhet me dalë se siç e ka pranuar vetë, nuk do me luajtur, s’kam luajtur dhe po ma dhatë mundësinë luaj nga muaji i fundit. Kështu që prandaj duhet me dalë.

Pse duhet të dalë Dea? Se Dea ka shfrytëzuar Amosin. Edhe nuk ka qenë krejt e sinqertë.

Pse duhet me dalë Olta? Se nuk ka lënë gjë pa bërë. Ka marrë qafë njerëz. I ka pre në besë shokët”, tha më pas për aktoren e njohur”, tha Luizi.

“I doli boja, ti manipulohesh dot prej saj?”, pyeti Luizi Valbonën që e kishte aty pranë dhe ajo tha: “Jo”.