NGA LULET TEK…./ 9 ide për fustanin tuaj nëse keni ndonjë dasmë këtë verë – AlpeGossip
NGA LULET TEK…./ 9 ide për fustanin tuaj nëse keni ndonjë dasmë këtë verë

NGA LULET TEK…./ 9 ide për fustanin tuaj nëse keni ndonjë dasmë këtë verë

Nuk është e thënë të jesh nusja për të shkëlqyer në një dasmë. Brenda një fustani të thjeshtë, por elegant ju mund t’ia dilni të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve.

Ja 9 sugjerime të mira:

Fustan me lule

Një përzierje mes blusë, rozës dhe të kuqes. Palat ndodhen në njërin krah dhe në fund të fustanit.

Fustan me jakë katrore dhe poshtë gjurit

Ky fustan ngjyrë rozë dhe me gjatësi gati deri në fund të këmbëve është kaq i rehatshëm!

Për të gjitha masat

Ky fustan kimono me një blu të ndritshme është një ide shumë e mirë për eventin tuaj. Edhe nëse keni disa kile më shumë, s’keni pse të keni komplekse, pasi ky fustan ka aftësinë t’i fshehë difektet.

Një fustan minimalist

E kemi fjalën për fustanet me një krahë, ngjyrë në portokalli dhe me një prerje anësore. Është fustan shumë seksi!

Fustan i gjatë dyngjyrësh

Edhe pse dasma mund të jetë në verë, fustanet e gjatë nuk dalin kurrë nga moda. Ky kombinim midis bluzë së errët dhe asaj të hapur është një ide super.

 

Fustan që nxjerr në pah shpatullat tuaja

Jaka tipike e këtij fustani është ideale për ju që keni një trup të tonifikuar këtë verë. Ngjyra portokalli si neon, do ju shtonte akoma më shumë pikë.

Fustan i derdhur me pala

Një fustan shik, i lehtë dhe klas. Çfarë do donit tjetër nga një fustan për dasmë?

 

Fustan mëndafshi asimetrik

Konsiderojeni këtë model nëse doni të diferencoheni nga të tjerët.

 

Një fustan i gjatë me hapje në mes

Ky fustan është minimalist, por disa bizhuteri dhe këpucë të tejdukshme do e plotësonin pamjen tuaj.