“DOLA TË PI NJË BIRRË SE…”/ Maestro akuzon banorët e BBV3: Kopjojnë lojën time – AlpeGossip
“DOLA TË PI NJË BIRRË SE…”/ Maestro akuzon banorët e BBV3: Kopjojnë lojën time

“DOLA TË PI NJË BIRRË SE…”/ Maestro akuzon banorët e BBV3: Kopjojnë lojën time

Ish-banori i “BBV2”, Armaldo Kllogjeri ose ndryshe i njohur si Maestro, ka ironizuar banorët e “BBV3” nëpërmjet një Instastory. Ai postuar një video ku komenton lojën e banorëve të këtij edicioni dhe në një moment ka krahasuar lojën e tyre me të vetën, duke i akuzuar si kopjacë.

Maestro kujton për publikun momentin kur doli nga shtëpia pa përshëndetur asnjë banor, veprim i cili është përsëritur edhe këtë vit nga Sara.

“Jam në Toronto, dola të pi një birrë se na lodhi kokën ai Big Brother, na e mori shpirtin. Çfarë të bëjmë, më thoni ju mua? Kanë filluar të kopjojnë si duhet të dalësh nga shtëpia pa i dhënë dorën njërit e pa i dhënë dorën tjetrit. Kush kopjon ngel në klasë thonë.”, tha Maestro.