“JAM I MARTUAR”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” plas “bombën”: Antoneta ka qenë e lidhur… – AlpeGossip
“JAM I MARTUAR”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” plas “bombën”: Antoneta ka qenë e lidhur…

“JAM I MARTUAR”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” plas “bombën”: Antoneta ka qenë e lidhur…

Lulzim Jashari ishte një nga meshkujt pjesëmarrës në sezonin e parë të “Për’puthen”, i cili më pas u bë pjesë edhe një formati të njëjtë në Kosovë. Teksa ishte në “Për’puthen”, ai u përfshi në një histori me Antonelën, por kjo e fundit nuk e zgjodhi dhe u duk se djali nga Kosova u zhgënjye.

Por së fundmi kanë dalë lajme se ai pre dy vitesh është i martuar dhe së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Ditën e sotme Lulzimi ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku konfirmoi të dy lajmet që po qarkullojnë për të në media. Ai u shpreh se e kanë ditur te “Për’puthen” se ishte i lidhur dhe nuk e di se pse e pranuan

“Jam i martuar dhe pres të bëhem baba”/ Ish-konkurrenti i

“Nuk jam vetëm unë që kam qenë i lidhur, ka edhe shumë konkurrentë të tjerë që janë të lidhur. Edhe Antoneta ka qenë e lidhur kur ka qenë në emision. Ka 2-3 javë që është bërë e ditur për martesën time. Privatësinë time nuk e di askush, e kam thënë shpeshherë”, tha ai.

Lulzimi tregon se partnerja e tij e ka pranuar një gjë të tillë, pasi i kishte premtuar se nuk do të lidhej me asnjë nga vajzat në program. Sipas tij, format e dashurisë në TV janë të gjitha fake.

“Jam i martuar dhe pres të bëhem baba”/ Ish-konkurrenti i

“Nuk kam qenë i lënduar kur më refuzoi Antoneta, por kam pas shumë emocione. Edhe Antoneta ka bërë se më ka pëlqyer mua, por s’ka qenë e vërtetë. Jam zhgënjyer kur mora vesh se ishte e lidhur”, tha Jashari.

Ky i fundit tregoi se është i martuar zyrtarisht dhe ligjërisht dhe se presin një fëmijë.

“Është vajzë dhe për dy muaj lind. Kemi pasur ndonjëherë ndonjë debat, por ka kaluar. Jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Akoma nuk më besojnë se jemi martuar, por na thonë se i ke bërë këto gjëra vetëm për TV”, përfundoi Lulzimi.