THANË SE ËSHTË NDARË NGA FLORENTI/ Gerta Shino ua mbyll gojën të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
THANË SE ËSHTË NDARË NGA FLORENTI/ Gerta Shino ua mbyll gojën të gjithëve (FOTO)

THANË SE ËSHTË NDARË NGA FLORENTI/ Gerta Shino ua mbyll gojën të gjithëve (FOTO)

Ish-banorja e ‘Big Brother’ Gerta Shino është përfolur shunë në media dhe që prej ditësh është aluduar se ajo është ndarë nga i dashuri i saj, Florenti. Shkak për këtë u bë fakti që prej muajsh Gerta nuk postonte foto me të. Po ashtu ata fshinë fotot me njëri-tjetrin dhe ndaluan së ndjekuri në Instagram.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, Gerta u fotografua në shoqërinë e këngëtarit Seldin Qalliu dhe menjëherë në rrjet u aludua për një lidhje të re mes tyre. Megjithatë, ish banorja e ‘Big Brother’ e kontakuar nga ‘Xing.al’ i mohoi lajmet, duke theksuar se nuk është ndarë nga Florenti dhe se Seldin e ka vetëm shok e së fundmi iu ka dhënë të gjithëve një provë për t’iu mbyllur gojën.

Ajo ka publikuar një foto me Florentin në profilin e saj të Instagramit duke treguar se vazhdojnë të jenë një çift. Gerta e ka shoqëruar foton me emojin e një zemre e kështu ka bërë të qartë se ajo dhe Florenti vazhdojnë bashkë, dhe që nuk ka asgjë me Seldin.