ÇFARË PO KURDIS ROMEO? Shfaqet me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit – AlpeGossip
ÇFARË PO KURDIS ROMEO? Shfaqet me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit

ÇFARË PO KURDIS ROMEO? Shfaqet me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit

Vëllai binjak i Donald Veshajt, Romeo, ka qenë mbështetja më e madhe e aktorit në këtë rrugëtim brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Ai e ka surprizuar atë që në fillim e deri tani që po i vjen fundi kësaj eksperience me shumë emocione të ndryshme.

Që nga karafilat e hedhur me helikopter, deri te imitimet e të vëllait në emisione të ndryshme, Romeo ka qenë mjaft kreativ në format me të cilat ka dhënë mbështetje për finalistin.

Së fundmi, Romeo na ka surprizuar të gjithëve me një tjetër nismë mjaft interesantë që ka bërë kaq afër finales së madhe të 18 shkurtit.

Mbi motor, i rrethuar nga persona të tjerë dhe i veshur me bluze të stampuar me foton e Donaldit dhe shkrimin “Unë jam Donaldi”, aktori i humorit njofton nëpërmjet një ‘story’ në “Instagram” se është duke un nisur për Vlorë.

Nuk e dimë se çfarë surprize madhështore ka planifikuar kësaj radhe, por padyshim që Romeo do të bëjë ç’të jetë e mundur për t’i qëndruar pranë moralisht vëllait të tij në këto ditë vendimtare.

VIDEO