TRE USHQIMET QË DUHET TI SHMANGNI/ Shkaktojnë erë të keqe të gojës dhe probleme me zorrët – AlpeGossip
TRE USHQIMET QË DUHET TI SHMANGNI/ Shkaktojnë erë të keqe të gojës dhe probleme me zorrët

TRE USHQIMET QË DUHET TI SHMANGNI/ Shkaktojnë erë të keqe të gojës dhe probleme me zorrët

Vincent Pedre, autor i Happy Gut, ndan me ne tre ushqimet që ai shmang gjithmonë për një shëndet më të mirë të zorrëve. Pedre gjithashtu zbulon se kuzhina më e mirë sipas tij është kuzhina greke. Nëse jeni duke përjetuar probleme gastrointestinale dhe frymëmarrje të keqe, ky problem mund të vijë nga disa ushqime.

 

Sipas The Gut Foundation Australia, ‘gjysma e popullsisë ankohet për problemet e tretjes dhe për këtë e ka fajin mënyra e ushqyerjes. Pedre ka thënë se shmang produktet e grurit, ushqimet e skuqura dhe me aromë.

Ai gjithashtu shmang ushqimet e skuqura shumë, pasi këto irritojnë muret e zorrëve. Pedre gjithashtu sugjeroi që të hahet ushqim grek, pasi menytë shpesh përmbajnë perime të pjekura në skarë, sallata dhe mish i pjekur në skarë, të cilat janë pa yndyrë dhe shumë të lehta për t’u tretur. Dr. Li Yan, një eksperte e tretjes në Procter and Gamble, ka thënë se sa i rëndësishëm është shëndeti i zorrëve.

‘Zorrët tuaja janë jashtëzakonisht të rëndësishme për tretjen e ushqimit, thithjen dhe largimin e mbeturinave’, tha ajo. Dr. Yan gjithashtu zbuloi cilat janë shenjat që tregojnë shëndetin e dobët të zorrëve. Kjo konsiston me lëvizjen e zorrëve dhe probleme me kapsllëkun. Dr. Yan rekomandon që të merren më shumë fibra, përmes ushqimeve të integruara, si fruta dhe perime.

‘Era e keqe mund të nënkuptojë një mosbalancim të baktereve të mira dhe të këqija në zorrë,’ shtoi Dr Yan. Një dietë e shëndetshme dhe marrja e fibrave të mjaftueshme në dietën tuaj janë mënyra të mira për të ndihmuar në pastrimin dhe shëndetin e zorrëve.”