“NË MUNDSH…”/ Romeo ka një mesazh të bukur për rrugëtimin e Donaldit në “Big Brother VIP” (VIDEO) – AlpeGossip
“NË MUNDSH…”/ Romeo ka një mesazh të bukur për rrugëtimin e Donaldit në “Big Brother VIP” (VIDEO)

“NË MUNDSH…”/ Romeo ka një mesazh të bukur për rrugëtimin e Donaldit në “Big Brother VIP” (VIDEO)

Reality show që ka mbërthyer publikun para ekranit është shumë afër përfundimit. Të premten mbrëma është finalja e shumëpritur e “Big Brother VIP”, ku do të shpallet fituesi midis Donald Veshajt, Einxhel Shkirës, Beniada Nishanit dhe Ilir Shaqirit.

Mbrëmjen e djeshme, Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldti, ka publikuar në “Instagram” poezinë e recituar nga i madhi Reshat Arbana “Në mundsh”. Vargjet e së cilës i dedikohen “të ruajturit arsyen edhe kur e gjithë bota ta hedh fajin” si dhe besimit në vetvete.

Teksa ka bërë ‘tag’ llogarinë e Donaldit në “Instagram”, aktori i humorit ka lënë të nënkuptojë që këto vargje janë një mesazh lidhur me mënyrën se si ka ecur rrugëtimi i gjatë i Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Romeo e ka mbështetur vazhdimisht të vëllain në këtë format, nëpërmjet mënyrave nga më të veçanta dhe emocionuese. Një nga surprizat së fundmi ishte kur ai arriti të befasonte të gjithë banorët duke kaluar sipër shtëpisë më të famshme në Shqipëri me një helikopter duke hedhur karafila nga ajri.

VIDEO