I besuan verbërisht GPS por… përfundojnë ‘ME KOKË’ në liqen – AlpeGossip
I besuan verbërisht GPS por… përfundojnë ‘ME KOKË’ në liqen

I besuan verbërisht GPS por… përfundojnë ‘ME KOKË’ në liqen

Tre persona të cilët po udhëtonin me makinë në një qytet në verilindje të SHBA-së kanë përfunduar në liqenin Champlain, pasi i kanë besuar verbërisht udhëzimeve të aplikacionit GPS në celular, sipas policisë lokale.

I pyetur nga policia, drejtuesi i mjetit sqaroi se po ndiqte udhëzimet e GPS në qytetin Burlington, një orë larg nga kufiri kanadez, sipas raportit ku media siguroi një kopje.

”E vetmja pjesë e dukshme e automjetit ishte parakolpi i pasëm”, thekson raporti, duke saktësuar se pjesa tjetër e automjetit ishte fundosur në ujë.

Policia e cila përpiloi raportin për aksidentin vlerësoi se drejtuesi nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës në ato momente.

Moti mund të shpjegojë pjesërisht këtë të papritur të pakëndshme, qyteti në momentin e aksidentit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut dhe mjegullës së lehtë.

Një zëdhënëse e Google, gjiganti amerikan që mirëmban aplikacionin nuk ishte në gjendje të sqaronte arsyen përse automjeti kishte përfunduar në liqen.

”Hartat përditësohen çdo ditë me miliona ndryshime për t’iu përshtatur sinjalistikës rrugore”,- pohoi ajo në USA Today.