E KUJT ISHTE IDEJA PËR REALIZIMIN E FILMIT “2 GISHT MJALTË”/ Elvana “nxjerr bllof” Ermal Mamaqin – AlpeGossip
E KUJT ISHTE IDEJA PËR REALIZIMIN E FILMIT “2 GISHT MJALTË”/ Elvana “nxjerr bllof” Ermal Mamaqin

E KUJT ISHTE IDEJA PËR REALIZIMIN E FILMIT “2 GISHT MJALTË”/ Elvana “nxjerr bllof” Ermal Mamaqin

Pak ditë më parë në Kosovë u shfaq premiera e filmit  “2 Gisht Mjaltë” dhe dy protagonistët kryesorë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi prezantuan projektin e tyre në prani të publikut të pranishëm.

Por e kujt ishte ideja për realizimin e komedisë?

Në daljet e tij publike moderatori i njohur  Ermal Mamaqi ka pohuar se ideja ishte e tij.

Mirëpo Elvana ka pohuar krejtësisht të kundërtën duke nxjerrë kështu “bllof” Ermalin.

Ky i fundit u pyet nga gazetarët në Prishtinë se pse u zgjodh Elvana si protagoniste kryesore, ndërkohë fjalën e mori menjëherë këngëtarja duke thënë: “Ishte ideja ime. E kam pasur ëndërr që e vogël të bëj një film me Ermalin dhe në një nga darkat tona thashë hajde ta bëjmë një film dhe ky gjithë budalliqet e mia i merr për seriozisht dhe i bëri realitet.”