“FAT TË KEM KUJTIM ME TY”/ Ardit Gjebrea uron ikonën e muzikës shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
“FAT TË KEM KUJTIM ME TY”/ Ardit Gjebrea uron ikonën e muzikës shqiptare (FOTO)

“FAT TË KEM KUJTIM ME TY”/ Ardit Gjebrea uron ikonën e muzikës shqiptare (FOTO)

Artistja më e njohur dhe e talentuar e popullit shqiptar, Nexhmije Pagarusha, feston sot 86-vjetorin e saj të lindjes. Ajo ka lindur më 7 maj të vitit 1933 dhe ka një karrierë prej 50-vitesh në muzikë.

“Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të këngëtares dhe Pagarusha është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme në muzikë.

Këngëtari dhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, e ka kujtuar ikonën e muzikës shqiptare në ditën e saj të lindjes, duke publikuar një video ku këndojnë së bashku.

“Është fat të kem këtë kujtim me Ty dhe sot të jam mirënjohës në ditën tënde të lindjes. Gëzuar përgjithmonë!”- shkruan Arditi krahas postimit