“AI ATË KARAKTER KA”/ Iliri flet për Eltonin: Është mënyra më e ulët që një njeri mund të prezantohet – AlpeGossip
“AI ATË KARAKTER KA”/ Iliri flet për Eltonin: Është mënyra më e ulët që një njeri mund të prezantohet

“AI ATË KARAKTER KA”/ Iliri flet për Eltonin: Është mënyra më e ulët që një njeri mund të prezantohet

Të parët që janë zgjuar nga gjumi mëngjesin e sotëm nga banorët e “Big Brother VIP” janë Iliri, Arbëri dhe Tani. Ata kanë biseduar paksa edhe me debatet që u bënë mbrëmë gjatë spektaklit.

Në një moment, Iliri dhe Arbëri folën në lidhje me Eltonin, i cili duket se ka hyrë në shtëpi për të ‘larë’ disa hesape të vjetra me balerinin e njohur.

Sipas Ilirit, me ato që Eltoni ka thënë, ka treguar se çfarë kishte për të thënë, ato vlerat e tij të mëdha.

“Ai atë karakter ka”/ Iliri flet për Eltonin:

“Deri dje ai ishte si i zymtë,nuk fliste fare”, shton Arbëri.

“Ai atë karakter ka, rri pa folur, ka atë lloj tangërlliku, ka një javë që thotë unë kam punuar me këtë me atë, këtu nuk kemi ardhur për të treguar me kë kemi punuar, nëse ka ndonjë gjë ndryshe për veten ta tregoj por kjo është mënyra më e ulët që një njeri mund të prezantohet”, tha Iliri.