KËNDOI KËNGËN QË I KUJTON TË ATIN/ Vikena Kamenica përlotet në emision – AlpeGossip
KËNDOI KËNGËN QË I KUJTON TË ATIN/ Vikena Kamenica përlotet në emision

KËNDOI KËNGËN QË I KUJTON TË ATIN/ Vikena Kamenica përlotet në emision

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu, tematika kryesore ishte muzikën e filmave shqiptarë  në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Një ndër të ftuarit ishte Vikena Kamenica e cila ka interpretuar këngën ‘Xhaketa e kuqe’ nga filmi “Udhëtim në Pranverë”. Ajo është përlotur në studio teksa ka treguar se kjo këngë i kujton të atin e saj.

“Unë për herë të parë e kam dëgjuar në filmin “Udhëtim në pranverë” kur kam qenë fëmijë. Duke qenë familje këngëtarësh, edhe prindërit e mi sa herë që fillonte ky filmi thoshnin ‘është kënga , prit se është momenti që do këndojë Liljana këtë këngë’. Edhe pse i kishte notat e patetizmit, normalisht për shkak të kohës, edhe atëherë sistemi ishte i tillë në vetvete ajo këngë kishte atë dozën nostalgike të dashur që lidhesh ti direkt me babain. Do ta mbaj me vete baba xhaketën tënde. Sa herë që e diskutoj emocionohem. Gjëja e parë që mendoj është babai im padiskutim”, ka treguar e emocionuar Vikena Kamenica.

Kritiku i artit, Josif Papagjoni, i cili ishte po ashtu i ftuar në studio, e kanë emocionuar akoma më tepër. Ai i ka thënë se babai i saj është shumë krenar për të dhe jo vetëm ai, por të gjithë ata që e ndjekin.