AHENG I MADH ME POLITIKANË/ Deputetja shqiptare feston lindjen e djalit (FOTO) – AlpeGossip
AHENG I MADH ME POLITIKANË/ Deputetja shqiptare feston lindjen e djalit (FOTO)

AHENG I MADH ME POLITIKANË/ Deputetja shqiptare feston lindjen e djalit (FOTO)

Deputetja e LSI-së Elda Hoti u bë nënë pak ditë më parë. Ajo dhe bashkëshorti u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Davis. Për të festuar për lindjen e djalit, deputetja ka organizuar së fundmi një super festë ku të pranishëm kanë qenë shumë familjarë, miq por edhe deputet të tjerë.

Elda ka zgjedhur që festën ta mbaj në natyrë dhe në fotot e publikuara shihet ambient i dekoruar me tullumbace blu teksa në qendër qëndron një foto e vogëlushit. Po ashtu pjesë e festës ishin edhe deputetet më të reja të parlamentit Majlinda Halilaj, Ediola Braha dhe Edlira Hyseni i janë bashkuar koleges së tyre në këto momentet të veçanta.

Kujtojmë që Elda në mars u betua në parlament dhe mori mandatin e Viktor Tushaj tek LSI. 27 vjeçarja me marrjen e mandatit dha dhe lajmin e ëmbël se ishte në pritje të fëmijës së dytë. Ajo është gjithashtu nënë e një vajze 3 vjeçare.