U TALL ME FLOKËYT E VAJZËS/ Chrissy Teigen i përgjigjet me ironi ndjekësit – AlpeGossip
U TALL ME FLOKËYT E VAJZËS/  Chrissy Teigen i përgjigjet me ironi ndjekësit

U TALL ME FLOKËYT E VAJZËS/ Chrissy Teigen i përgjigjet me ironi ndjekësit

Chrissy Teigen është vazhdimisht aktive në rrjete sociale dhe shpesh publikon momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Ditën e djeshme ajo postoi një video shumë të ëmbël të vajzës së saj, por megjithatë as këtë herë nuk kanë munguar komentet ofenduese. Dikush nga ndjekësit e modeles ka vënë në dukje ndryshimin e flokëve të vogëlushes. “Më në fund dikush ka krehur flokët e saj”, ka shkruar dikush në ‘Instagram’.

Chrissy e ka vënë re këtë koment dhe ka vendosur t’i përgjigjet publikisht. “E bëri vetë. Ndoshta ajo mund të vijë të bëjë edhe ‘make up-in’ tënd”, ka shkruar Teigen. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Chrissy përballet me të tilla komente në rrjete sociale. Në korrik të 2018-tës një foto, në të cilën ajo shfaqej duke ushqyer fëmijën e saj me qumësht gjiri, u komentua shumë, madje disa e kritikuan ashpër. Megjithatë Chrissy ka gjetur gjithmonë një mënyrë shumë ironike për t’ju përgjigjur ndjekësve, ndaj askush nuk ka guxuar t’i kthehet më. Kujtojmë se në 2013-tën ajo kurorëzoi dashurinë e saj me John Legend me martesë.

View this post on Instagram

we have reached a settlement.

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on