STUDIMI/ Edhe fëmijët vuajnë nga migrena, ja cilat janë simptomat – AlpeGossip
STUDIMI/ Edhe fëmijët vuajnë nga migrena, ja cilat janë simptomat

STUDIMI/ Edhe fëmijët vuajnë nga migrena, ja cilat janë simptomat

Fëmijët që vuajnë nga migrena nuk arrijnë të mësojnë në shkollë, të merren me të tjera aktivitete, shqetësohen nga drita dhe zhurmat. Ndërsa kur një adoleshentë preket nga migrena mbyllet në shtëpi e nuk dëshiron të dalë. Mjekët shprehen se migrena tek fëmijët nënvlerësohet dhe shpesh diagnoza përcaktohet më vonë.

Sipas ekspertëve migrena mund të nis edhe tek fëmijët dy vjecare e cila nis të bëhet më problematike në moshën 4-5 vjecare. Rreth 10% e fëmijëve në moshë shkollore vuajnë nga migrena.Shpesh simptomat tek fëmijët ngatërrohen me probleme të tjera, një dhembje koke që vjen nga sytë apo shqetësime gastrointestinale pa arritur në përfundimin se edhe të vegjlit mund të vuajnë nga migrena.

Sa i përket adoleshentëve shqetësimet rriten duke nisur nga periudha e pubertetit dhe preken më shumë vajzat të cilat përballen me migrenën edhe në moshë më të hershme, pasi nga migrena vuajnë më shumë gratë sesa burrat.Por si mund ta përballojnë të rinjtë dhe fëmijët migrenën?

Sipas mjekëve mund të përdoren ilace të lehta të rekomanduara nga specialistët.Edhe në profilaksinë, që është për të zvogëluar frekuencën e episodeve të migrenës, për fëmijët dhe adoleshentët mund të përdoren të njëjtat medikamente antagonistët e kalciumit, ilacet kundër depresionit triciklik, madje edhe antiepileptikët. Megjithatë priten të ndërmerren të tjera studime për të ndihmuar moshat pediatrike.

Ende nuk dihet se cfarë e shkakton migrenën tek fëmijët por mund të jetë një kombinim i faktorëve gjenetik dhe mjedisor. Një fëmijë që ka një prind me migrenë ka një shans 50% të trashëgimit të saj, dhe nëse të dy prindërit kanë migrenë, shanset rriten në 75%.