Sot është një ditë shumë e veçantë për këngëtaren e njohur Aurela Gaçe dhe bashëshortin e saj, Skerdi, pasi ata festojnë 10-vjetorin e martesës.
Në këtë ditë kaq speciale për të, artistja ka gjetur fjalët më të ëmbla për t’i shprehur dashurinë shpirtit të saj binjak.
Teksa postoi në Instagram një video nga dasma e tyre duke kënduar këngën “Shpirti i shpirtit tim”, ajo ka shkruar: “10 vjet nga ky moment. Dasma është diçka simbolike, një festë ku ti mbledh familjarë miq e shokë për të gëzuar së bashku pêr një dashuri. Për të ktijuar disa kujtime të pashlyeshme, si ky moment.
‘TË KAM GJETUR TY
TI SE DI SA SHUMË KÊRKOVA
UNË ME TY , S’DO TË THOJA KURRË U LODHA
TI TANI, TI RRAHJE E ZEMRËS TIME
BASHKË ME TY,
LE TË THINJET JETA IME’
Deri sa të kem frymë, me ty! Nuk i shpreh dot këtu ato çfarë mban zemra, por e falënderoj Zotin përditë që kryqëzoi rrugët tona. Më bëre të besoj në një ndjesi që se dija se ekzistonte!
Shpirt i shpirtit tim !”
Kujtojmë që dyshja jan prindër të dy vajzave, Abigail Isabelle Gjona dhe Grace.