Vikena Kamenica përlotet nga surpriza e Ermonela Jahos: Një yll shkëlqen sepse është një yll – AlpeGossip
Vikena Kamenica përlotet nga surpriza e Ermonela Jahos: Një yll shkëlqen sepse është një yll

Vikena Kamenica përlotet nga surpriza e Ermonela Jahos: Një yll shkëlqen sepse është një yll

Pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’ ka qenë e ftuar mezzo-sopranoja e njohur Vikena Kamenica. Me një karrierë të gjatë në skenat shqiptare, por jo vetëm, tashmë këngëtarja ka arritur suksesin ndërkombëtar me premierën e një prej shfaqjeve më të bukura në botë, “Samson et Dalila” në Francë.

Kritikat e kanë përgëzuar për performancën e shkëlqyer dhe zërin e mrekullueshëm. Ndërsa e ftuar në emisionin e pasdites, Vikena ka treguar detaje nga eksperienca në Francë. Ndër të tjera ka vlerësuar pa fund ndihmën e një prej mikeve më të mira të saj, Ermonela Jaho e cila është një ndër sopranot më të mira në botë, me origjinë shqiptare.

Me një videomesazh, Ermonela ka thënë disa fjalë për miken e saj. Ajo e ka përgëzuar për suksesin dhe ka treguar krenarinë që ndjen për të. “Një yll shkëlqen sepse është një yll dhe ti ashtu do jesh. Të uroj shumë suksese të tjera, si gjithmonë duke punuar fort”,-kanë qenë disa nga fjalët e dërguara nga Ermonela. Vikena shprehu mirënjohjen mes lotësh për mbështetjen dhe pozitivitetin që i kishte transmetuar mikja dhe kolegia gjatë gjithë asaj kohe që kanë punuar së bashku.