“Ha thonjtë e fle shumë”! Të famshmit shqiptarë rrëfejnë veset e këqija (FOTO) – AlpeGossip
“Ha thonjtë e fle shumë”! Të famshmit shqiptarë rrëfejnë veset e këqija (FOTO)

“Ha thonjtë e fle shumë”! Të famshmit shqiptarë rrëfejnë veset e këqija (FOTO)

Të gjithë njerëzit kanë veset e tyre, negative dhe pozitive. Veseve nuk u shpëtojnë dot as personazhet e showbiz-it shqiptar, apo politikanët, të cilët, jashtë ekranit, janë që të gjithë njerëz normal si ne, me të mirat e të këqijat e tyre.

Disa prej tyre i kanë pranuar hapur, ndërsa disa të tjerë kanë mundur t’i kapërcejnë ato e t’i lënë pas. Cilët janë disa prej të famshëmve që i kanë rrëfyer veset e tyre?

Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar për vesin e tij më të keq, që nuk e kemi vënë re, pavarësisht daljeve të tij të shpeshta në televizion. Në intervistën 60 sekondëshe për “Prive’, kreu i Bashkisë zbuloi se i ha shpesh herë thonjtë dhe ky është një ndër veset e tij më të këqija.

Luana Vjollca

Luana Vjollca ka treguar se e ka të vështirë që të ndalet me ushqimin. Ajo gjithmonë kujdeset që të dalë në pah figura e saj trupore, për të cilën e lakmojnë shumë pjesëtare të gjinisë femërore. Megjithatë fakti që ka shtuar shumë kilogramë, e bëjnë atë një “mëkatare me ushqimin”. Pak kohë më parë moderatorja premtoi se do t’i ulë disa kilogramë, por ende nuk po shohim rezultat.

Amarda Toska

Ajo ka një ves të keq, të cilin nuk ia durojnë dot as familjarët e vet. Ami ka zakon që të tërheqë flokët shumë shpesh, ndoshta nga stresi, edhe pse familjarët ia kanë vënë në dukje se nuk u pëlqen ky veprim i përsëritur i saj. Madje edhe bashkëshorti i saj Ermali i ka thënë moderatores se kur flet në telefon, me dorën tjetër tërheq flokët. Ish-balerina ka edhe një ves tjetër, ajo e humbet shpejt durimin.

Ardit Gjebrea

Moderatori i televizionit Klan, Ardit Gjebrea duket si një ndër meshkujt më të organizuar dhe perfektë që mund të ekzistojnë. Megjithatë ai ka treguar se ka një ves të keq dhe është toleranca. E quan veten tolerant, por sa tolerant është Arditi e keni gjykuar vetë gjatë kohës që është në skenë. Në një intervistë për emisionin “Prive”, Arditi tregoi se nuk i pëlqejnë kritikat megjithëse e bëjnë të reflektojë më shumë.

Era Istrefi

Edhe këngëtarja e suksesshme kosovare Era istrefi e cila po shijon suksesin e ‘Redrum’ duket se na paska një ves të keq. Në shumë foto të sajat vihet re gjuha jashtë. Bën vetë Era, apo e ‘harron’ padashje? Ky detaj nuk u ka shpëtuar pa vënë re as fansave të këngëtares të cilëve u është dukur ky gjest, si tepër provokues.

Meda

Këngëtari i muzikës popullore në Kosovë, Meda ka treguar se vesi i tij më i keq është i njëjtë me atë të shumë shqiptarëve të tjerë. Dhe tani vjen surpriza, e gjeni dot cili ves është? Është gjumi dhe zgjidhja e këtij vesi është shumë e vështirë.

Rita Ora

Këngëtarja e cila kryeson prej javësh në Britaninë e Madhe me hitin e fundit ‘Your Song’, Rita Ora është shprehur se nuk ngjitet në skenë pa pirë alkool. Përpara performancave ajo preferon të ketë me vete një shishe Jack, çaj dhe limonadë me xhenxhefil. ‘Dua të fokusohem vetëm tek whiskey dhe çaji im’- ka thënë këngëtarja përpara se të dalë në skenë.

Beatrix Ramosaj

Beatrix ka hequr dorë prej kohësh nga vesi i dëmshëm i duhanpirjes. Këngëtarja ndihet krenare që ka mundur ta lërë mënjanë këtë ves. Tani ajo shprehet se ndihet më mirë në frymëmarrje e në të shijuarin e ushqimeve.