RENATO MEKOLLI HAP DYERT E SHTËPISË/ Ja pamjet nga apartamenti super modern – AlpeGossip
RENATO MEKOLLI HAP DYERT E SHTËPISË/ Ja pamjet nga apartamenti super modern

RENATO MEKOLLI HAP DYERT E SHTËPISË/ Ja pamjet nga apartamenti super modern

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh herë bëhet pjesë e mediave rozë. Ai ka qenë shumë i komentuar muajt e fundit për shkak të emisionit të tij “Hell’s Kitchen” i cili u shoqërua me shumë debate nga publiku dhe personazhet e njohur.

Megjithatë, pas përfundimit të tij Renato pritet që të vijë me një emision të ri i cili do t’i dedikohet fëmijëve. Mbrëmjen e djeshme, shefi i njohur ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku shihet i shtrirë në shtëpinë e tij teksa po ndjek një emision gatimi.

Të gjithë ndjekësve të tij i ka tërhequr vëmendjen pamjet e shtëpisë së Renatos. Në videon e publikuar shihet apartamenti i tij i madh, teksa bie në sy arredimi modern ku mbizotërojnë kryesisht ngjyrat e tokës.