“Ju publikua video seksuale”, Paris Hitlon: Doja të vdisja – AlpeGossip
“Ju publikua video seksuale”, Paris Hitlon: Doja të vdisja

“Ju publikua video seksuale”, Paris Hitlon: Doja të vdisja

Paris Hilton ka qenë në qendër të syve të publikut për rreth 15 vite. Dhe vetëm tani trashëgimtarja e hoteleve Hillton ka folur për periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Këngëtarja tregoi për video seksuale që ju publikua me ish të dashurin Rick Salomon në dokumentarin amerikan Meme të Bert Marcus, i cili u shfaq premierën e Festivalit të Filmit të Tribeca të premten.

37-vjeçarja e pëshkroi si një periudhë të tmerrshme: “Ishte sikur të kanë përdhunuar. Ndjeja se kisha humbur një pjesë të shpirti tim. Unë doja të vdisja. Isha si: ‘Thjesht nuk dua të jetoj’.”

Në kohën kur u publikua video me përmbajtje seksuale të Paris, ajo sapo kishte arritur sukses në botën e televizonit, ku së bashku me shoqen e ngushtë Nicole Richie shkëlqyen në serialin televiziv The Simple Life.

“Unë nuk doja të bëhesha e njohur në këtë mnëyrë… Kurrë nuk do të jem ashtu siç kam qenë,”-shtoi Paris.

Filmin ‘1 Night in Paris’ ajo e realizoi së bashkure me ish të dashurin e saj për përdorim personal por më vonë u ble nga Vivid Entertainment.

Video e publikuar në vitin 2004 u bë objekt tallje në platformat mediatike dhe pavarësisht kësaj, Paris arriti që të ruajë forcën.

“Paris ishte shumë e guximshme për të treguar të vërtetën e saj. Në bisedën e parë që kemi bërë për filmin ajo tha: Nuk më intereson më, dua të bëj diçka që është e vërtetë, që ka impakt,”-tha regjizori.