PAS NDARJES NGA BRADLEY COOPER/ Irina Shayk shfaqet e lumtur – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA BRADLEY COOPER/ Irina Shayk shfaqet e lumtur

PAS NDARJES NGA BRADLEY COOPER/ Irina Shayk shfaqet e lumtur

Pak ditë më parë mediat rozë raportuan se Irina Shayk dhe Bradley Cooper i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre 4-vjeçare. “People” e konfirmoi lajmin e ndarjes dhe burimet treguan se Irina ishte larguar nga shtëpia e Brad. Së fundmi modelja e njohur është shfaqur e lumtur gjatë një udhëtimi në Islandë. Shayk ka udhëtuar drejt vendit të njohur për shkak të një bashkëpunimi me firmën italiane “Falconeri”. Në një foto të shkrepur gjatë udhëtimit modelja dukej mjaft e lumtur përkrah një fotografi dhe menaxherit të një agjencie.

Ndoshta një foto nuk mund të tregojë gjithçka, por duket se pas ndarjes Irina është shumë më e qetë. Burime për revistën “People’ kanë treguar se Irina dhe Brad kishin probleme përpara ndarjes, pasi të dy kishin perspektiva të ndryshme për jetën. Sipas tyre Shayk është e fokusuar vetëm tek familja, ndërsa Cooper tek karriera dhe fama. Kujtojmë se dyshja e njohur janë dhe prindër të një vajze 2 vjeçe të quajtur Lea De Seine