I PËRLOTUR/ Flori Mumajesi emocionon fansat me videon: E kam të vështirë të largohem, i kam dedikuar jetën (VIDEO) – AlpeGossip
I PËRLOTUR/ Flori Mumajesi emocionon fansat me videon: E kam të vështirë të largohem, i kam dedikuar jetën (VIDEO)

I PËRLOTUR/ Flori Mumajesi emocionon fansat me videon: E kam të vështirë të largohem, i kam dedikuar jetën (VIDEO)

Këngëtari shqiptar ka publikuar një video ku shpreh gjithë mirënjohjen për dashamirësit e tij.

Flori Mumajesi vetëm para pak ditësh publikoi një foto ku shkruante se mendonte të hiqte dorë nga muzika. Sigurisht që kantautori mjaft i dashur për publikun shqiptar ka marrë mesazhe të pafundme që e kanë bërë të reflektojë.

Rrjedhimisht ditën e sotme, vetëm para pak minutash ylli i “Plas” publikoi një video ku shprehte mirënjohje për të gjithë njerëzit dhe dashamirësit që e kanë mbështetur. Me lot në sy Mumajesi u thotë se nuk është ende gati për t’u larguar nga muzika.

“Para pak ditësh me anë të një postimi, ndava me ju një emocion që e mendoja prej kohësh. Më shqetëson por thashë ta ndaja me ju. Nga mesazhet e shumta që kam marrë nga dashamirës, kolegë kuptoj që e kam shumë të vështirë të largohem nga ajo që i kam dedikuar jetën. Këngën e ardhshme do mundohem të bëj maksimumin që të vij t’ju përqafoj bashkë me atë, me muzikën. Të dielë të mbarë të gjithëve!”- shprehet Flori në video.

Menjëherë pas këtij postimi kantautori ka marrë shumë komente ku ndjekësit e shumtë tregonin admirimin që ndjejnë për të.