GËRMON NË KANTINË NATËN E HALLOWEENIT/ Gjen skeletin e babait e tij – AlpeGossip
GËRMON NË KANTINË NATËN E HALLOWEENIT/ Gjen skeletin e babait e tij

GËRMON NË KANTINË NATËN E HALLOWEENIT/ Gjen skeletin e babait e tij

Duke gërmuar në kantinë gjatë natës së Hallouinit bashkë me dy fëmijët e tij, një 57 vjeçar amerikan nga Long Island, Mike Carroll, ka gjetur eshtrat që mendohet të jenë të babait George, veteran lufte në Kore, i zhdukur në vitin 1961, pa lënë gjurmë.

Tani familja është në pritje të rezultatit të analizave të ADN-së për t’u siguruar se kujt i përkasin mbetjet.

Mamaja e Carroll, Dorothy, vdiq në vitin 1998, pa dhënë kurrë një përgjigje bindëse për zhdukjen e bashkëshortit, duke insistuar se një ditë ishte larguar ‘për të bërë diçka’ dhe nuk u kthye më.

Asokohe, Mike ishte vetëm 8 muajsh dhe vëllezërit e tij ishin 7 dhe 9 vjeç.  Të gjithë më pas u rritën me thashetheme të tmerrshme familjare, që babai i tyre mund të ishte varrosur në kantinë.

Natën e Hallouinit, Mike vendosi të zbulojë nëse kjo hitori ishte e vërtetë dhe e çoi deri në fund gërmimin që kishte nisur tre vjet më parë dhe më pas e kishte pezulluar.

“Kam menduar gjithmonë se do ta gjeja”, komentoi burri duke treguar ndodhinë për shtypin amerikan.