“O SA MASHTRON”/ Olta “kërcënon” Efin dhe Kiarën: Çdo mëngjes do të… – AlpeGossip
“O SA MASHTRON”/ Olta “kërcënon” Efin dhe Kiarën: Çdo mëngjes do të…

“O SA MASHTRON”/ Olta “kërcënon” Efin dhe Kiarën: Çdo mëngjes do të…

Efi Dhedhes dhe Kiara Tito kanë debatuar mëngjesin e sotëm me Olta Gixharin, pasi kjo e fundit bën zhurmë me qëllim në mëngjes që të zgjojë vajzat.

Aktorja e njohur vepron kështu pasi sipas saj, as ato të dyja nuk e lënë të flejë natën pasi bëjnë muhabet deri vonë me Luiz Ejllin.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Të të zgjojë njeriu në mënyrë të tmerrshme. Unë nuk e mendoja se e kishte me mua. Unë thashë se ishte nga nervat

Olta: Çdo mëngjes do zgjoheni ashtu. Joo, me ju të dyja

Kiara: Bam, bam sirtarët se është turp

Olta: Me të dyja, ju kam thënë si njeri

Kiara: Dje ka qenë nata e vetme që nuk kam folur. Dje ka qenë nata e vetme që pas 10 minutash kemi qenë gjithë në gjumë

Efi: E kishte me plan për ta bërë

Olta: Të duket ty ashtu. Më beso dje keni bërë një zhurmë të paparë, të tre

Efi: O sa mashtron

Kiara: Të duket ty se të del gjumi kollaj, nga zhurma më e vogël

Olta: Moj, keni qenë duke qeshur me të madhe.