“MOS MË SHTY”/ Agravon debati mes Efit dhe Oltës: Ta tregoj unë qejfin, prej saj theva dorën… – AlpeGossip
“MOS MË SHTY”/ Agravon debati mes Efit dhe Oltës: Ta tregoj unë qejfin, prej saj theva dorën…

“MOS MË SHTY”/ Agravon debati mes Efit dhe Oltës: Ta tregoj unë qejfin, prej saj theva dorën…

Dita e sotme ka nisur me debate të ashpra mes Olta Gixharit, Efi Dhedhes dhe Kiara Titos. Sipas aktores, dy vajzat dhe Luiz Ejlli bëjnë shumë zhurmë gjatë natës dhe nuk e lënë të fle.

Për këtë arsye, Olta bën shumë zhurmë në mëngjes që të zgjohen Kiara dhe Efi. Madje mëngjesin e kësaj të marte, ajo i ka kërcënuar dy vajzat se ‘kështu do zgjohen çdo ditë’.

Bisedës mes vajzave u është bashkuar edhe Luizi, i cili i thotë Oltës se “e ka pasur gjumin shumë të lehtë, se ke fjet 1 orë jashtë mbrëmë’.

Teksa ndodheshin në tualet, debati ka agravuar kur Efi i është afruar Oltës për të marrë diçka dhe kjo e fundit nuk e lejon. Teksa ish-konkurrentja e “Për’puthen” i kërkon që të largohet, aktorja i thotë të mos e shtyjë.