“SHPIRT I SHPIRTIT TIM”/ Elita i dedikon videon emocionuese Zërit në ditëlindjen e tij të parë – AlpeGossip
“SHPIRT I SHPIRTIT TIM”/ Elita i dedikon videon emocionuese Zërit në ditëlindjen e tij të parë

“SHPIRT I SHPIRTIT TIM”/ Elita i dedikon videon emocionuese Zërit në ditëlindjen e tij të parë

Në 1 vjetorin e datëlindjes së Zërit, Elita përcolli të gjitha emocionet e mundshme në një video të vetme. Një kolazh me momentet më të bukura: nga shtatzënia, e deri tek udhëtimi i fundit drejt Italisë, kujtimet më të ëmbla për familjen Gjikolli janë shoqëruar me këngën e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj, “Dhurata”.

“Urime datëlindjen shpirti i shpirtit tim. Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton që fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për ta shprehur dashurinë që ndien brenda vetes! Të do mami dhe babi sa më s’ka!”, kanë qenë këto vetëm disa nga fjalët që Elita ia ka bashkangjitur kartolinës së datëlindjes për të birin.

Ajo gjithashtu ka zbuluar tatuazhin e veçantë që mban në trup si dedikimin më të bukur për Zërin dhe Gjikon: dy zogj duke qendruar në një degë, ndërsa një i tretë fluturon drejt tyre. Shumë emocion përcjell kjo video e Elitës…