Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi është kthyer në pak kohë në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.
Por mesa duket veçse punës së saj në Top Channel, tek emisioni i moderatores Luana Vjollca, “Shiko kush luan”, Fifi vijon të jetë aktive edhe sa i përket karrierës së saj muzikore.
Këtë herë ka publikuar në profilin e saj në Instagram një sërë fotosh në të cilat ka treguar se është duke u përgatitur për një projekt të ri.
Megjithatë diçka tjetër që ka rënë në sy krahas këtyre fotove është komenti i djalit të moderatorit Ardit Gjebrea, Joni. “këtu paske dal në origjinë,”-shkruan Joni, ndërkohë që edhe përgjigjia e këngëtares simpatike nuk ka munguar: “Ska kuptim pa dal në origjinë, nuk më shkon shumë roli i pjeshkës,”-shkruan këngëtarja në foto.
Gjatë vitit që lamë pas Fifi mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” me baladën “Zhurmë” ,e cila u pëlqye pafund dhe u rendit të vendit e tretë.